KRYEFAQJA » LAJME » Kthehet Nokia 3310, i modernizuar dhe me ngjyra
Kthehet Nokia 3310, i modernizuar dhe me ngjyra

Kthehet Nokia 3310, i modernizuar dhe me ngjyra

Tre smartphone dhe një telefon celular klasik, pa ekran touch, janë protagonistët e kthimit në tregun mobile të markës Nokia, falë shtëpisë finlandeze HMD Global. Nokia i vjetër 3310 që ishte gri, me një ekran me kristale të lëngëzuar dy ngjyrëshe, ka bërë historinë e telefonisë së lëvizshme dhe ka qënë baza e suksesit në vitin 2000 që i ka lejuar shtëpisë finlandeze të jetë e para në tregun e celularëve për vite. Në Barcelonë Nokia i ri 3310 u shfaq plot me ngjyra (verdh, kuq, blu dhe gri) dhe me një bateri që duhet të zgjasë rreth 20 ditë kur nuk është në përdorim.

Format e rrumbullakosura të celularit të ri Nokia 3310 janë të njëjtat e 17 viteve më parë dhe ekrani, prej 2,4 polsh, është me ngjyra por jo me prekje. Është bërë për ata që e përdorin kryesisht për të folur dhe për këtë arsye ka vend për dy karta SIM. Pranë tij, HDM Global, që nuk ka marrëdhënie të drejt për drejta me Nokia-n por që ka brenda Këshillit Drejtues përfaqësues të shtëpisë nënë të markës, paraqet edhe tre smartphone të rinj: të riun Nokia 6, që ka aftësi shumë të kënaqshme dhe që të mban hellësisht të përqëndruar pasi ka një paraqitje grafike të përpunuar: Nokia 5, smartphone elegant që rri në pëllëmbën e dorës, dhe Nokia 3, që siguron cilësi të papërsëritshme dhe ka një çmim shumë të arsyeshëm.

Kjo seri smartphone-sh Nokia, që përdor sistemin operativ Android Nougat, ka edhe Google Assistant, që për herë të parë del jashtë paisjes së markës Google.

Nokia