KRYEFAQJA » LAJME » Kthimi i emigrantëve, rradhë të gjata në pikat kufitare me Greqinë
kakavije, rradhe, pike kufitare, greqi, pashket ortodokse, pala greke, dy sportele

Kthimi i emigrantëve, rradhë të gjata në pikat kufitare me Greqinë

Afrimi i Pashkëve Ortodokse ka sjellë edhe rikthimin tradicional të emigrantëve nga Greqia për ta kaluar këtë festë pranë të afërmve dhe familjarëve të tyre në vendlindje. Gjatë ditës së sotme në stacionin kufitar të Kakavijes është rregjistruar një fluks i konsiderueshëm lëvizjesh në sportelet e kontrollit të dokumentave në hyrje të tokës shqiptare. Gjatë 24 orëve kanë udhëtuar në drejtim të vendit tonë rreth 6 mijë e 500 emigratë, 1 mijë e 800 automjete dhe 30 autobuzë.

Sipas përfaqsuesve të policisë kufitare, ditën e nesërme një shtim i mundshëm i fluksit të lëvizjes në kufi do të shoqërohet edhe me ritje të numrit te efektivave dhe sporteleve të kontrollit në stacionin kufitar të Kakavijes. Edhe nga dogana e Kapshticës numri i emigrantëve që kthehen për të festuar pashkët në vendin e tyre ka qene mjaft i larte, çka ka sjelle edhe radhe te gjata.

Burime nga autoritetet doganore bejne të ditur se kjo situatë është krijuar pasi pala grekepunon vetëm me dy sportele në dalje. Qytetaret thone se tashme jane mesuar te presin në dogane në dite festash.

Per të mundesuar kalimin sa më të shpejtë te emigranteve pala shqiptare ka hapur te gjitha sportelet e mundshme në hyrje të Republikës së Shqiperisë.