KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Kualifikimi në “Euro 2016”, Shqipëria duhet të mundë Rumaninë
Kualifikimi në "Euro 2016", Shqipëri duhet të mundë Rumaninë

Kualifikimi në “Euro 2016”, Shqipëria duhet të mundë Rumaninë

Ndërsa ka humbur dy takimet e para në grup, 1-0 me Zvicerën dhe 2-0 me Francën, shpresat e kombëtares kuq e zi për kualifikim nuk janë shuar, të paktën matematikisht. Madje optimistët e çartur kanë parashikuar se Shqipëria mund të ndeshet më vonë me Gjermaninë dhe Anglinë, sigurisht nëse këto të dyja kualifikohen. Përtej tifozllëkut dhe humorit sa mundësi ka që Shqipëria të kapë vendin e tretë për të shpresuar një kualifikim?
Ka shumë llogari, por ne po i referohemi “New Jork Times”-it i cili përllogarit se nëse Shqipëria do ta mundë Rumaninë me dy gola diferencë ajo do të përfundojë në vendin e tretë në Grupin A. Sipas gazetës ajo ka 47 përqind të shanseve për t’u kualifkuar mes 4 ekipve me të mira të vendeve të treta. Golaverazhi Shqipërisë është -3 ndërsa i Rumanisë -1, pasi ka shënuar 1 dhe ka pësuar 2 gola. Derbi ballkanik Rumani- Shqipëri do të mbahet të dielën. Që parashikimet të dalin, duhet të paktën që kuqezinjë të fitojnë me dy gola diferencë, diçka e vështirë, por jo e pamundur. Dhe deri atëhere le të vazhdojmë të bëjmë llogari. E vetmja gjë e sigurtë është se tifozeria shqiptare është e kualifikuara e madhe e “Euro 2016”.