KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kuba për presidentin e SHBA-së: Shpresojmë në vazhdimin e afrimit të dy vendeve
cubba

Kuba për presidentin e SHBA-së: Shpresojmë në vazhdimin e afrimit të dy vendeve

Kuba shpreson se presidenti i ardhshëm i SHBA-së do të vazhdojë rrugën e afrimit të filluar në vitin 2014 nga dy vendet fqinje pas më shumë se gjysmë shekulli antagonizëm. “Jemi të prirur të shpresojmë se presidenti i ardhshëm amerikan do të respektojë mendimin e mazhorancës së popullsisë dhe, në këtë aspekt, të vazhdojë rrugën për afrim, por normalisht që nuk mund të parashikojmë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm”, deklaroi sot Josefina Vidal, përgjegjëse e negociatave me SHBA-në në ministrinë e Punëve të Jashtme. “Besoj se ka një evoluim në marrëdhëniet mes Kubës dhe SHBA-së që tejkalojnë të gjitha konsideratat më të ngushta, sepse konstatojmë një konsensus në shumë sektorë të popullsisë dhe të shoqërisë amerikane”, shtoi përgjegjësja kubaneze në fund të një mbledhje të komisionit dypalësh SHBA-Kubë në Havanë. Dy kandidatët e ardhshëm të presidencialeve amerikane janë treguar garantues mbi çështjen e një afrimi në të ardhmen, që sipas sondazheve të fundit merr mbështetjen e shumicës së amerikanëve.