KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kubanezët në Majami të SHBA festojnë vdekjen e Fidel Kastros
Vdes Kastro, ish presidenti dhe udhëheqësi komunist kubanez

Kubanezët në Majami të SHBA festojnë vdekjen e Fidel Kastros

Fidel Kastro vdiq por kubanezët në Majami të SHBA festojnë. Ata kanë dalë nëper rrugë duke kënduar e hedhur fishekzjarre. Komuniteti kubanez ka shpërthyer në emocione pasi për një dekadë kishin marrë vetëm alarme false mbi vdekjen e Kastros. Më në fund lajmi i vdekjes mbërriti dhe duket sikur për kubanezët që jetojnë në Amerikë ka mbërritur Viti i Ri. “Libertad!”, ishin thirrjet entuziaste të kubanezeve. Sapo mësuan lajmin, shumë njerëz kishin dale me pizhame dhe fëmijët me arusha në duar. Mezi e kishin pritur lajmin e madh. “Fidel tiran, merr me vete dhe vëllanë”, ishin thirrjet e e gëzuara të kubanezë. Festimeve të komunitetit kubanez i janë bashkuar dhe portorikanë, venezuelianë, si dhe kolumbianë në shenjë solidariteti. Ata qe kundërshtuan regjimin e gjatë te Fidel Kastros u burgosen ose braktisen vendin duke u larguar drejt SHBA-ve.