KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kubë; Homazhet për Fidel Kastron

Kubë; Homazhet për Fidel Kastron

Kuba po mban zi për vdekjen e liderit të saj revolucionar Fidel Castro i cili humbi jetën një javë më parë. Me mijëra persona marrin pjesë në homazhe të cilat zhvillohen në Sheshin e Revolucionit. Shumë prej tyre me lot në sy presin në rradhë për të kaluar përpara fotos së madhe të Castros për t’i dhënë lamtumirën e fundit e duke u shprehur se “ Kuba është Fidel” . Një sërë udhëheqësish botërorë morën pjesë në aktivitet, por disa vende zgjodhën të dërgonin zyrtarë të nivelit më të ulët. Një karvan i cili do të mbajë edhe hirin e Castros, do të niset këtë të mërkurë nga Havana për të shkuar drejt Santiago de Cuba ku udhëhëqësi do të pushojë përjetë. Ai do të prehet pikërisht në vendin ku nisi udhëtimin e tij në vitin 1959 ku dhe i dha fund pushtetit të Batistës. Ndërsa homazhet do të mbyllen këtë të dielë.