KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kubë, mbërrin anija e parë me turistë amerikanë

Kubë, mbërrin anija e parë me turistë amerikanë

Pas vitesh të tëra pritjeje ka mbërritur në Kubë anija e parë me turistë amerikanë. Lundrimi i kësaj anijeje drejt ishullit komunist vjen vetëm pak javë pas vizitës së presidentit Obama në ishullin e Karaibeve. Anija e vogël me kapacitet prej 700 pasagjerësh, lundroi përmes kanalit drejt gjirit të Havanës. Turistët u pritën miqësisht nga dhjetëra kubanez të cilët vallëzuan muzikë salsa duke krijuar një atmosferë të këndshme për ta. Mbërritja e anijes “Adonia” në Havana shënon një tjetër moment historik në marrëdhënien mes dy vendeve të ndara prej shumë vitesh në armiqësi. Ajo që ndalonte shtetasit amerikanë të hynin në vendin ishullor nga deti, ishte pikërisht një ligj i shtetit kuban, por që u hoq nga autoritetet e Kubës vetëm një javë më parë.