KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kubë: Vazhdojnë homazhet për nder të udhëheqësit Fidel Kastro

Kubë: Vazhdojnë homazhet për nder të udhëheqësit Fidel Kastro

Qindra mijëra kubanë po i japin lamtumirën e fundit udhëheqësit të tyre , Fidel Castro. Homazhet do të kulmojnë me një grumbullim masiv në Sheshin e revolucionit në Havanë, ku Castroja mbante shpesh fjalime të zjarrta. Castroja, i cili vdiq të premten e shkuar në moshën 90-vjeçare, e mbajti pushtetin për gati gjysmë shekulli pasi udhëhoqi revolucionin në Kubë dhe vendosi në këtë vend sistemin komunist. Por, kritikët e cilësojnë si diktator dhe e akuzojnë për abuzime me të drejtat e njeriut. Trupi i kastros u dogj dhe homazhet mbahen para turmes me hirin e tij, e cila do të udhëtoje nëpër gjithë vendin para ceremonisë përfundimtare me 4 dhjetor. Së paku 25 udhëheqës të huaj do të marrin pjesë në ceremoninë mortore të kësaj date. Në ceremoni nuk do të marrë pjesë presidenti amerikan Barak Obama dhe as shefi i shtetit francez, vend me të cilin Kuba ka ruajtur marrëdhënie të mira.