KRYEFAQJA » LAJME » Kufiri Kosovë-Mali i Zi, a do të miratohet në parlament?

Kufiri Kosovë-Mali i Zi, a do të miratohet në parlament?

Me 25 gusht 2015 Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan në Vjenë marrëveshjen për kufirin shtetëror në mes tyre. Firmat përkatëse u hodhën për palën kosovare nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa për palën malazeze nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Llukshic, e ministri i Brendshëm, Rashko Konjevic. Më shumë se 1 vit më pas, kjo marrëveshje ende nuk është ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës, ndërsa politika kosovare është trazuar ndjeshëm. Qeveria e mbron marrëveshjen, por opozita e sulmon ashpër. Emisioni special i gazetares Mimoza Haxhiajt dhe operatorit Naun Lasku të RTSH, ju sjell më shumë hollësi rreth kësaj çështjeje mjaft të debatueshme.