KRYEFAQJA » LAJME » Kufiri shqiptar i paprekur nga vala e refugjatëve
Kufiri shqiptar i paprekur nga vala e refugjatëve

Kufiri shqiptar i paprekur nga vala e refugjatëve

Ndonëse prej ditësh flitet për mundësinë e devijim të fluksit të refugjatëve nga Lindja e Mesme nga Greqia dhe Maqedonia në drejtim të kufirit shqiptar, situata në pikat kufitare me këto vende deri tani paraqitet e qete. Sipas korrespondentëve të RTSH në këto zona nuk ka patur përqëndrime apo kalime refugjatësh. Që prej ditës së shtunë në kufirin e gjelbër me Greqinë kanë mbërritur forca të FNSH-së të cilat po kryjnë patrullime dhe po monitorojnë situatën.
Kohët e fundit ka patur njoftime për tentativa të grupeve të refugjatëve klandestinë të cilët nëpërmjet Shqipërsë synojnë Malin e Zi dhe më pas vende të ndryshme të Europës. Autoritetet shqiptare i kanë ndaluar dhe i riatdhesuar në drejtim të Greqisë. Ndërkaq pika doganore e Murriqanit dhe zona e Liqenit të Shkodrës vazhdon të jetë e qetë dhe nuk vihen re tentativa të klandestinëve për të dalë në rrugë tokësore jashtë Shqipërisë.