KRYEFAQJA » LAJME » Kujdes! Erdhën ngricat!
Kujdes! Erdhën ngricat!

Kujdes! Erdhën ngricat!

Ministria e Brendshme paralajmëroi të gjithë drejtuesit e makinave se duhet të bëjnë kujdes për shkak të perkeqësimit të motit. Sipas një njoftimi të kësaj ministrie, nisur nga parashikimet për ulje të ndjeshme të temperaturave në ditët në vijim në gjithë territorin e vendit, këshillohen qytetarët e veçanërisht drejtuesit e mjeteve, të bëjnë kujdes sidomos gjatë qarkullimit në akset më problematike. “Moti pritet të jetë me vranësira e reshje të dobëta shiu dhe dëbore, si dhe ulje të theksuar të temperaturës (kryesisht në orët e pasmesnatës dhe të mëngjesit), e cila në zonat malore pritet të shkojë nga -12°C deri -15°C” bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.