KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Kujtesa e ujit” premiera e sezonit të ri në Teatrin Kombëtar

“Kujtesa e ujit” premiera e sezonit të ri në Teatrin Kombëtar

Komedia “Kujtesa e ujit” do të ngrejë siparin e sezonit të ri teatror në Teatrin Kombëtar. Por ndërsa për realizimin e premierës janë bashkuar forcat e regjisores Rozi Kostani dhe aktoreve Rajmonda Bulku, Neritan Licaj, Olta Daku dhe të tjerë, teatrit i duhet të përballet me ndryshime të reja sidomos sa i përket kontratave me artistët. Sipas regjisores Kostani, ndërthurja e komedisë në këtë vepër me tragjiken është elementi me ngacmues i cili të jep hapsirë për të ndërtuar një shfaqje vërtetë intriguese.
Kjo është një tragji-komedi, e cilësuar si komedi e zezë, ku shpalos dhimbjen e rritjes së tre motrave dhe pasojat e asaj rritje. Koncepti regjisorial do e çojë më tej mesazhin e veprës dhe do i japë një koherencë më të madhe duke e përshtatur dhe për publikun tonë. Ndjesi që duhet shkuar tek publiku është ajo e të qëndruarit “Pezull” jo vetëm me anë të skenës të konceptuar nga Laedia hajdari por edhe nëpermjet interpretimit. “Kujtesa e ujit” është një vepër dramaturgjike nga autorja britanike Shelagh Stephenson dhe pret publikun në mbremjet nga 15 deri me 18 Shtator.