KRYEFAQJA » LAJME » Kukan: Kosovarët po trajtohen me standarte të dyfishta.
Kukan: Kosovarët po trajtohen me standarte të dyfishta.

Kukan: Kosovarët po trajtohen me standarte të dyfishta.

Eurodeputeti sllovak në një interviste për gazetën kosovare “Zëri”.

Eurodeputeti, Eduard Kukan thotë se ekziston rrezik i madh nga izolimi i kosovarëve, si pasojë e mungesës së liberalizimit të vizave me BE-në. Ai u shpreh i shqetësuar që procesi i liberalizimit të vizave ka marrë shumë kohë për Kosovën. Trajtimi me standarde të dyfishta për popullin e Kosovës, apo izolimi i kosovarëve nga mungesa e liberalizimit të vizave, nuk është rruga e duhur për ta sjellë vendin më afër Bashkimit Evropian, deklaroi eurodeputeti sllovak në një interviste për gazetën kosovare “Zëri”. Kukani, i cili ka qënë edhe ish-ministër i jashtëm i Sllovakisë, një vend që nuk e ka njohur ende Kosovën e pavarur, thotë se e kupton shqetësimin e kosovarëve, të cilët përballen me regjimin e vizave të BE-së. Megjithatë Kosova duhet të vazhdojë të bëjë detyrat e saj për integrimin evropian, këmbënguli ai.