KRYEFAQJA » LAJME » Kukës: Mbytet një 21 vjeçar në ujërat e lumit Drin
Kukës: Mbytet një 21 vjeçar në ujërat e lumit Drin

Kukës: Mbytet një 21 vjeçar në ujërat e lumit Drin

Një tjetër viktimë i shtohet bilancit tragjik të javëve të fundit. Rajmond Spahiu, 21 vjeç nga Kolesjani i Kukësit, mendohet se ka humbur jetën në lumin Drin. Pasditen e së enjtes Spahiu, dhe një shok ka qenë duke shijuar bukuritë e grykës së lumit Drin, në vendin e quajtur Skavicë, ndërsa aksidentalisht ka rënë në ujërat e lumit Drin.

Menjëherë është njoftuar policia e qarkut e cila ka nisur kërkimet e mbështetur dhe nga polumbarë e banorë të zonës. Kërkimet janë zhvendosur përgjatë rrjedhës së lumit, në vendin e quajtur “ Gabricë” dhe në liqenin e Fierzës.