KRYEFAQJA » LAJME » Kukës, ndalohet vrasja për gjakmarrje nga viti 1997.
kukes, gjakmarrje, 1997, vrasje, ndalohet, hakmarrje, silenciator

Kukës, ndalohet vrasja për gjakmarrje nga viti 1997.

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të dielë katër persona të cilët po planifikonin një vrasje për motive gjakmarrjeje. Burime pranë policisë së kryqytetit bëjnë me dije se bëhet fjalë për një vrasje të ndodhur në vitin e largët 1997 e cila deri më tani ka shakaktuar dy viktima. 19 vjet më parë, Memish Alidini u vra nga babai i Miraim Isait. Vrasja e vitit 1997 u bë shkak që djali i viktimës të hakmerrej duke vrarë Miraimin. Ngjarja ndodhi në një dasmë në fshatin Orgjost në Kukës në korrik të vitit 2016. Ismail Alidini, 24 vjeç u arrestua disa orë pasi qëlloi pas shpine, me thikë, bashkëfshatarin e tij, 29-vjeçarin Miraim Isa. Ndërsa këtë të duielë policia arrestoi në flagrancë 4 të rinj duke përgatitur një silenciator, për ta montuar në pistoletën tip “Zastav”, të cilën e mbanin pa leje. Pavarësisht se nuk dihet ende kush ishte shënjestra e atentatit, mes të arrestuarve është edhe një pjesëtar i familjes Isai, çka ngre dyshime se gjithçka lidhet me gjakmarrjen mes dy familjeve në Kukës.

të arrestuar sot nga policia janë: Edmond Marku, 32 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë për Vjedhje, Blindim Isa, 25 vjeç, banues në Kukës, i dënuar më parë për Vrasje me dashje, Artur Shehu, 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike, Klodjan Koca, 34 vjeç, banues në Fushë-Kuqe. Sipas polivcis, arma po e përgatitej për të kryer vrasjen e një shtetasi, për motive gjakmarrje, ndërsa jepen të dhëna mbi personin e shënjestruar për arsye hetimi dhe sigurie. Arma është gjetur në banesën e shtetasit Edmond Marku, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.