KRYEFAQJA » LAJME » Kukësi fiton Kupën e Shqipërisë
Kukësi fiton Kupën e Shqipërisë

Kukësi fiton Kupën e Shqipërisë

Kukësi është fitues i kupës së 63-të të Shqipërisë. Skuadra veriore ka mundur në finale Laçin. Pas barazimit 1-1 në përfundim të 120 minutave lojë, janë dashur goditjet nga pika e bardhë e 11-metërshave për të përcaktuar fituesin. Më e saktë është treguar skuadra e Kukësit e cila ka fituar 6-4. Kjo është hera e parë qe Kukësi fiton këtë kupë. Me këtë rast skuadra do të luajë në Kupat e Europës.