KRYEFAQJA » LAJME » Kukësi ka prezantuar trajnerin e ri

Kukësi ka prezantuar trajnerin e ri

Kukësi ka prezantuar trajnerin e ri Ernest Gjoka. Gjatë prezantimit ishte i pranishëm Drejtori Dritan Dervishi si dhe Menaxheri i skuadrës Naim Halili. Drejtori Dervishi ka falënderuar ish trajnerin Hasan Lika për punën e kryer duke i uruar suksese të mëtejshme. Kukësi nën drejtimin e Likes mori pjesë në fazën eliminatore të Ligës së Evropës por u eliminua nga Austria e Vjenës në turin e dytë paraeliminator. Trajneri i ri Ernest Gjoka gjatë fjalës së tij, falenderoi presidentin Gjici për besimin që i dha në drejtimin e skuadrës verilindore. Gjoka tha se ambicia e tij është që Kukësi të luftoje për titullin kampion në Kategorinë Superiore, pasi sipas tij skuadra ka shumë elementë cilesorë. Por edhe ndonjë përforcim i ri nuk përjashtohet. Lojtarët e Kukësit do të jenë pushim deri në datën 29 korrik dhe më pas do të nisin fazën përgatitore jashtë Shqipërisë.