KRYEFAQJA » LAJME » Kule e Koni dëshmojnë në prokurori
Kule e Koni dëshmojnë në prokurori

Kule e Koni dëshmojnë në prokurori

Mynyr Koni, rektori i zgjedhur i universitetit të Tiranës dhe rektori në largim Dhori Kule, mohuan njohjen e tyre me Emiliano Shullazin. Të thirrur si dëshmitarët e parë të akuzës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në lidhje me kërcënimin që kanë marrë gjatë procesit të zgjedhjeve në Universitet, ata kanë mohuar se njohin personin në fjalë.
Rreth orës 9:30 minuta ka mbërritur në Prokurori Kule, i cili ka dhënë dëshminë e tij para prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçit. Kule i ka qëndruar dëshmisë që ka dhënë në polici, duke thënë se nuk i njeh personat që i kërkuan të mos mbështeste kandidimin e Konit.
Një orë më vonë
, në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka mbërritur edhe Mynyr Koni, i cili u kërcënua për t’u tërhequr nga gara për rektor.
Kërcënimi ndaj rektorëve u bë publik nga ana e ish-kryeministrit Berisha, i cili u shpreh se Koni e Kule janë kërcënuar nga Emiliano Shullazi.