KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Kumbaro në Konferencën e Ambasadorëve: Të intensifikohet diplomacia kulturore
Kumbaro në Konferencën e Ambasadorëve: Të intensifikohet diplomacia kulturore

Kumbaro në Konferencën e Ambasadorëve: Të intensifikohet diplomacia kulturore

Diplomacia kulturore hyn për herë të parë në axhendën e Konferencës së Ambasadorëve. Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro në panelin e kësaj konference, theksoi se detyra e promovimit të një imazhi të favorshëm jashtë vendit i takon tradicionalisht diplomacise kulturore. Roli i kulturës në përmirësimin apo promovimin e imazhit të vendit, është i rëndësishëm në përgjithësi, por edhe për t’u ndërgjegjësuar, tha ndër të tjera ajo. Ministrja Kumbaro vlerësoi se ai është produkti më i mirë, më i stabilizuar që mund të tregojmë. “Madje kemi vite që këtë e eksporton Shqipëria me cilësi të lartë madje shumë të lartë” u shpreh ajo. Për ministren Kumbaro  ndryshe nga politika apo ekonomia, kultura ka më të fortë se gjithçka tjetër efektin emocional, e arrin publikun ndërkombëtar përmes zemrës. Vetëm Sporti dhe Kultura mund ta bëjnë këtë, tha zonja Kumbaro në Konferencën e Ambasadorëve.