KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kundërshtoi aneksimin e Krimesë, deputetit rus i hiqet mandati
rusi

Kundërshtoi aneksimin e Krimesë, deputetit rus i hiqet mandati

Duma shtetërore ruse i ka hequr mandatin deputetit, Ilya Ponomariov me 413 vota pro dhe vetëm 3 kundër pasi më parë ai kishte votuar kundër aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia. Ponomariov ishte i vetmi që në vitin 2014 kishte votuar kundër pushtimit rus të Krimesë. Atij fillimisht i është hequr imuniteti, duke i hapur kështu rrugë nisjes së procesit penal kundër tij me akuzën se ka shpërdorur para nga një fond shtetëror, një akuzë që ai e mohon. Deputeti opozitar rus që tani jeton në mes të Ukrainës dhe SHBA-ve, ka thënë se votimi për t’ia hequr mandatin e deputetit ka lidhje me zgjedhjet parlamentare që në Rusi do të mbahen në muajin shtator.