KRYEFAQJA » LAJME » Kupa e Amerikës: Argjentina dhe Kili përsëri në finale
Kupa e Amerikës: Argjentina dhe Kili përsëri në finale

Kupa e Amerikës: Argjentina dhe Kili përsëri në finale

Kili është finalistja e dytë e Kupës së Amerikës të Njëqindvjetorit. Kampionja në fuqi e kësaj kupe ka mundur në finale Kolumbinë 2-0 në Çikago me gola të Aranguiz në të 7′ dhe të Fuenzalida në të 11′. Të dielën Kili do të ndeshet me Argjentinën që do të jetë një lloj përsëritjeje e finales së 4 korrikut 2015 kur Kili fitoi 4-1 me penallti.

Ndeshja kundër Kolumbisë do të ngelet në mendje edhe për kohën shumë të gjatë të pushimit (2 orë e 25 minuta) mes pjesës së parë dhe të dytë, si shkak i një stuhie shiu që goditi Çikagon dhe vonoi rifillimin e lojës.