KRYEFAQJA » LAJME » Kupa e Shqiperise: Kamza-Korabi 1-1
kamza-korabi-lajme-sport-barazim-1-1-kupa-e-shqiperise

Kupa e Shqiperise: Kamza-Korabi 1-1

Televizioni Shqiptar ka qenë pranë të gjithë sportdashëve duke përcjellë drejtpërdrejt emocionet e ndeshjes Kamza-Korabi e vlefshme për fazën e 1/16 të Kupës së Shqipërisë. Takimi u zhvillua në kompleksin e Kamzës në kryeqytet, dhe vendasit kanë shfaqur epërsinë që në fillim të takimit. Eshtë (26) Deliallisi që rrezikon për kamzën teksa gjuan fuqishëm po Vujadinoviç largon në vështirësi. Në 41′ është Ymeraj që pason bukur për Rezin, i cili brenda zonës nuk gjuan saktë. Një minutë (44) para përfundimit të pjesës së parë, Korabi rrezikon me anë të Bytyçit por ky i fundit nuk gjuan mirë. Pjesa e dytë nis me gol për Kamzën. Në 52′ është Rezi që kalon mbrojtjen dibrane dhe në fund edhe portierin Vujadinoviç, duke shënuar. 1-0 për Kamzën. (72) një ndërhyrje e parregullt e portierit të Korabit ndaj Lames, e detyron arbitrin kryesor të takimit të japë 11-metërsh në favor të vendasve. Eshtë Bytyçi që gjuan nga pika e bardhë por topi prek shtyllën. Në 89′ Korabi gjen barazimin. NJë harkim i Veliajt brenda në zonë, Leo nuk e largon topin si duhet dhe Prençi I vetëm në zonë shënon. Me rezultatin 1-1 mbyllet ky takim, ndërkohë që ndeshja tjetër Turbina – Laçi është mbyllur me fitoren e laçianëve 0-2.