KRYEFAQJA » LAJME » Kupa e Shqipërisë, përballen Kukësi e Laçi

Kupa e Shqipërisë, përballen Kukësi e Laçi

Kukësi-Laçi janë skuadrat që do të diskutojnë sot Kupën e Shqipërisë. Në një ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt nga Televizioni Shqiptar, dy ekipet do luajnë në “Qemal Stafa” në orën 19.00, për të fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm kombëtar të vënë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ndërsa Kukësi e ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Evropës për sezonin e ardhshëm, për Laçin kjo sfidë ka një rëndësi më të madhe, pasi fitorja për të do të thotë aktivizim në Ligën e Evropës. E megjithatë, Kukësi do të kërkojë fitoren për t’i shtuar edhe një trofe tjetër arkivit të tij. Ndërsa për Laçin është një detyrim më i madh fitorja për të qenë në Evropë dhe për t’i bërë një mbyllje sa më të mirë këtij sezoni futbollistik. Të dyja skuadrat kanë bërë përgatitjet e duhura për këtë ndeshje dhe kërkojnë trofeun.