KRYEFAQJA » LAJME » Kupa e Shqipërisë: Sot përfundojnë ndeshjet e vajtjes së turit të dytë
Kupa e Shqipërisë: Sot përfundojnë ndeshjet e vajtjes së turit të dytë

Kupa e Shqipërisë: Sot përfundojnë ndeshjet e vajtjes së turit të dytë

Luhet sot në stadiumin Loni Papuçiu të Fierit akti i fundit i ndeshjeve të vajtjes së turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Përballë njëra-tjetrës, në orën 14:30, do të jenë vendasit e Apolonisë dhe Vllaznia e Shkodrës. Apolonia e vendit të katërt në grupin B të Kategorisë së Parë, vjen në këtë takim pas humbjes së katër ditëve më parë 2-0 në Librazhd ndaj Sopotit ndërsa Vllaznia e vendit të tetë në Kategorinë Superiore vjen në këtë përballje të parë me Apoloninë pas barazimit 1-1, të dielën e shkuar në Pukë, kundër Tiranës.

Serinë e tetë ndeshjeve të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë,me 12 tetor, e hapi takimi mes Sopotit dhe Skëndebeut. Korçarët nuk arritën të shkonin përtej një barazimi 1-1 në Librazhd. Në gjashtë ndeshjet e tjera që u zhvilluan me 21 tetor u arritën këto rezultate: Lushnja – Partizani 1-3, Ballshi – Laçi 0-0, Iliria – Kukësi 0-5, Kastrioti – Tirana 1-5 dhe Tërbuni – Flamurtari 0-1.

Ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë do të luhen të mërkurën tjetër me 4 nëntor.