KRYEFAQJA » LAJME » Kupa Libertadores: Atletiko Nacional kampione
Kupa Libertadores: Atletiko Nacional kampione

Kupa Libertadores: Atletiko Nacional kampione

Kolumbianët e Atletiko Nacional e Medelinit kanë fituar Kupën Libertadores 2016 (e barabartë me Ligën e Kampioneve të Europës) duke fituar në ndeshjen e kthimit 1-0 kundër ekuadorasve të Independiente të Del Vale në stadiumin Atanasio Girardot të Medelinit.

Në ndeshjen e parë dy skuadrat kishin barazuar 1-1. Pra Atletiko e ka fituar këtë titull për herë të dytë në historinë e vet, duke fituar kështu të drejtën për të marrë pjesë në botërorin e klubeve i cili zhvillohet në dhjetor në Japoni.

Golin e fitores, që i dha titullin skuadrës bardh e jeshil, e ka shënuar Miguel Borja në minutën e 9-të të takimit. Titullin e parë skuadra kolumbiane e ka fituar në vitin 1989 kur drejtohej nga Maturana dhe në portë ishte Rene Higuita.