KRYEFAQJA » LAJME » Kuqezinjtë në ndeshje miqësore
Kuqezinjtë në ndeshje miqësore

Kuqezinjtë në ndeshje miqësore

Përvijohen takimet miqësore për Kombëtaren kuqezi. Miqësorja Kosovë-Shqipëri e programuar për datën 17 nëntor do të zhvendoset në kohë dhe do të luhet 4 ditë më herët, më datë 13 nëntor. Konfirmimin për këtë ndryshim e kanë dhënë si burime brenda Federatës Shqiptare të Futbollit, ashtu edhe asaj të Kosovës. Kjo zhvendosje në kohë bëhet me qëllim që të ndihmohet Shqipëria në përgatitjet e saj për Evropianin e vitit të ardhshëm. Gjithnjë sipas burimeve të FSHF kundërshtarja më e mundshme e Shqipërisë është ajo e Gjeorgjisë. Ka shumë mundësi që ajo të luhet me 17 nëntor, megjithatë, kjo pritet të konfirmohet në ditët në vijim.