KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » KUR MOSHA ËSHTË THJESHT NJË NUMËR

KUR MOSHA ËSHTË THJESHT NJË NUMËR

Kush tha që sporti bëhet pengesë për moshën…? Kjo mësuese japoneze e Jogas është dëshmi e gjallë se, me dietën dhe regjimin e duhur të jetës, gjithçka është e mundur. Ajo është 98 vjeç dhe ka 75 vjet që u mëson njerëzve Jogan. Akoma më larg ka shkuar një tjetër i moshuar në Francë. Robert Marshand, një ish-zjarrëfikës, ka vendosur një rekord të ri botëror për grupmoshën e 105-vjeçarëve. Ai ka pedaluar për plot një orë, duke plotësuar 22 km e 547 metra, duke thyer rekordin e mëparshëm. Kjo padyshim është një kategori e re rekordi moshash, që është krijuar enkas për të.