KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kurani 5 milion dollarësh

Kurani 5 milion dollarësh

  • Artisti sirian Mohammed Hadri ka realizuar një kuran, duke përdorur fije mëndafshi dhe copa kadifeje, të qepura me një makinë të thjeshtë rrobaqepësi. Hadri-t iu deshën 12 vjet për të realizuar kuranin, prej 12 vëllimesh. Kurani ështe 80 centimetra i gjatë, 60 i gjerë dhe peshon 200 kilogram. I pyetur nga televizioni turk TRT, artisti u shpreh se kur e kishte mbaruar realizimin e kuranit, Bashar al-Assad kishte dashur ta blente atë, kundrejt një shume prej 5 milion dollarësh. “Fillimisht pranova, u shpreh, artisti, por kur shpertheu lufta civile ne Siri dhe pashe masakrat qe ndodhen atje, ndryshova mendje. Nëse dikush vret popullin e tij, unë nuk mund t’i shes atij asgjë, edhe nëse oferta është 5 milione dollarë”. Hadri, i cili aktualisht jeton në Dubai, u dëbua nga vendi i tij, pasi refuzoi ofertën e Asad.