KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kurdët në ofensivë
Kurdët në ofensivë

Kurdët në ofensivë

Forcat kurde në Irakun verior nisen një ofensivë për të rimarrë qytetin Sinjar, një qytet strategjik në afërsi të kufirit me Sirinë, nga militantët e të ashtuquajturit Shtetit Islamik. Fushata mbështetet edhe nga sulmet ajrore nga ana e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja. Marrja në kontroll e Sinjarit, do të shkurtonte furnizimin mes qyteteve Raka dhe Mosul, të zëna nga militantët e Shtetit Islamik. Sinjari u pushtua nga ky grupim vitin e shkuar duke sjellë largimin e dhjetëra mijëra njerëzve.