KRYEFAQJA » LAJME » Kurorëzohet mbyllja e studimeve për gjimnazistët e “Petro Nini Luarasi”
gjimnazi petro nini luarasi

Kurorëzohet mbyllja e studimeve për gjimnazistët e “Petro Nini Luarasi”

“Matura 2016” e Gjimnazit “Petro Nini Luarasi” ka festuar ceremoninë e hedhjes së kapelave duke mbyllur kështu një etapë të rëndësishme të edukimit të tyre. Mësues, nxënës dhe familjarë të maturantëve u bënë bashkë për të festuar, por edhe për të kujtuar me nostalgji 4 vitet e shkollës. Buqeta me lule, përqafime të shumta të ndjera dhe lot gëzimi ka qënë kjo panorama në çdo metër katrorë të oborrit të Petro Nini Luarasit ku prindërit nxitonin ti fiksonin në aparatin fotogtrafik. Mësuesit kanë lexuar një për një emrat e të gjithë maturantëve ndërsa drejtoresha e gjimnazit Teuta Bracaj, ka përmendur emrat e krenarisë së shkollës ata që i dhanë gjimnazit fitoren nëpër olimpiadat e organizuara. Të emocionuara janë shprehur edhe ata që ishin kryefjala e kësaj dite, maturantët që po largohen nga kjo shkollë. Ceremonia kulmoi me momentin e hedhjes së kapeleve së maturantëve që këtë vit do ti drejtohen auditorëve të universiteteve në një rrugëtim të lirë , sa të vështirë aq edhe të bukur.