KRYEFAQJA » LAJME » Kurorëzohet mbyllja e studimeve për maturantët e Liceut artistik “Jordan Misja”
Kurorëzohet mbyllja e studimeve për maturantët e Liceut artistik “Jordan Misja”

Kurorëzohet mbyllja e studimeve për maturantët e Liceut artistik “Jordan Misja”

Një etapë e rëndësishme u mbyll, një rrugë e re i pret, janë maturantët e liceut artistik “Jordan Misja” të cilët janë mbledhur tek sheshi pas kryeministrisë në festën e hedhjes së kapelave.Emocionet kanë mbërthyer jo vetëm liceistët por edhe stafin pedagogjik që ka parë tek ata rritjen e talenteve në muzikë dhe pikturë.

Pas këtij momenti , emocionet dhe dëshirat e tyre janë përqëndruar për ditën e tyre të madhe-siç e quanin ata, ditën e mbrëmjes së matures . Në çdo ndarje mes tyre dëgjoheshin vetëm dy fjalë: “suksese” dhe “mos harro të vish”