KRYEFAQJA » LAJME » Kush do ta financojë “Rrugën e Arbërit”?

Kush do ta financojë “Rrugën e Arbërit”?

Për ndërtimin e Rrugës së Arbërit, një tjetër aks i rëndësishëm rrugor nga lindja në perëndim të Shqipërisë, qeveria po shqyrton dy mundësi, atë të financimit nga buxheti i shtetit dhe mundësinë e një partneriteti publik privat. Në një prononcim për TVSH, ministri i financave, Arben Ahmetaj e anoi peshoren tek financimi i përbashkët me biznesin privat.  Ndërkaq nga ministria e transporteve bëhet e ditur se ky dikaster ka çdo gjë gati për të nisur ndërtimin e Rrugës së Arbrit, dhe janë në pritje të fondeve. Do të jetë partneritet publik- privat apo financim nga shteti, kjo mbetet për tu parë.

Por pavarësisht se për mënyrën e financimit nuk ka një vendim të prerë, afati për nisjen e punimeve është i vendosur. Ashtu si  kryeministri Rama, edhe ministri Ahmetaj thotë se rruga që lidh Tiranën me Dibrën do të nis para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.