KRYEFAQJA » LAJME » Kush do t’a zëvendësojë Prengën?
KQZ diskuton deklaratat e dekriminalizimit për 21 zyrtarë të lartë

Kush do t’a zëvendësojë Prengën?

Dorëheqja e deputetit socialist Armando Prenga, po shoqërohet me paqartësi se kush do të jetë zëvëndësuesi i tij në parlament. Në listën e PS në Lezhë ai ishte i dyti pas ministres së mbrojtjes Kodheli, e cila u dorëhoq pasi mori postin. Ajo u zëvendësua nga Arben Ndoka i cili më pas dha dorëheqjen për shkak se u gjet i implikuar në afera të jashtëligjshme që parashikoheshin nga ligji i dekriminalizimit. Disa zhvillime  të tjera kanë bërë që lista e kandidatëve socialistë, të zbresi tek numrit 7 dhe rradha i ka ardhur Kastriot Pirolit. Por ai rezulton i dënuar të paktën një herë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve si ish drejtues i hipotekës së Lezhës. Vetë Piroli pretendon se ligji i dekriminalizimit nuk e prek. Një deklaratë e tij se mandati i takon atij pasi ka bërë vetë dy muaj burg, ka ngjallur veç humorit edhe shqetësim. Pas Pirolit në listë vjen e 8-ta vjen Mirela Neli, por ajo ka dhënë më parë dorëheqjen. Në këto kushte sipas Kodit Zgjedhor vendin e Prengës do ta marrë deputeti i rradhës në listën e partisë së dytë në koalicion, dhe partia e dytë në koalicionin e majtë në Lezhë është LSI.  Sipas këtij rregulli kandidati për deputet është Petrit Gjoni i LSI.  Pritet që KQZ të mblidhet dhe të vendosi lidhur me këtë çështje.