KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kush është sulmuesi i Mynihut? Publikohet fotoja e tij

Kush është sulmuesi i Mynihut? Publikohet fotoja e tij

Daily Mail ka publikuar fotografinë e Ali Sonboly, i cili ka vrarë 9 persona në një sulm në qendrën tregtare “Olypmia”. Sonbloy, i cili e ka vrarë më pas veten me një plumb në kokë. Ai ishte vetëm 18 vjeç. Ai është biri i një taksisti dhe mbante nënshtetësi të dyfishtë, gjermane dhe iraniane, por ka jetuar në vend vetëm gjatë dy viteve të fundit para sulmit të mbrëmshëm pas të cilit vrau dhe veten. Në banesën e tij policia ka zbuluar se ai ka bërë kërkime për të shtëna në masë me armë dhe një libër “Tërbimi në kohë, pse studentët vrasin.”