KRYEFAQJA » LAJME » Kuvend, Ekspozitë për Shën Terezën
kuvendi i shqiperise dyert e hapura pluralizem 25 vjet

Kuvend, Ekspozitë për Shën Terezën

Nisja e sesionit të ri parlamentar përkoi me ditën e parë të Nënë Terezës të shpallur shenjtore nga Papa Françesku, një proces që lindi nga humanizmi dhe dimensioni i jashtëzakonshëm i kësaj gruaje shqiptare. Kjo ishte një arsye e fortë për kreun e kuvendit i cili duke përcjellë vullnetin e tij për një politikë më humane dhe bashkëpunuese, me mbështetjen e institucioneve të tjera të kulturës të hapte dyert për çeljen e një ekspozite të veçantë në ambientet ku zhvillohen seancat plenare.
Ekspozita ishte një mundesi e mirë njohjeje edhe për trupin diplomatik që ndoqi të hënën nisjen e sesionit të ri parlamentar.