KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi i Kosovë, opozita sërisht hedh gazlotsjellës
Kuvendi i Kosovë, opozita sërisht hedh gazlotsjellës

Kuvendi i Kosovë, opozita sërisht hedh gazlotsjellës

Kuvendi i Kosovës u mblodh të hënë paradite në seancë plenare, por deputetët e opozitës hodhën sërish gaz lotsjellës në sallë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli njoftoi për ndërprerje të seancës deri në krijimin e kushteve për rifillimin e seancës dhe thirri mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Gazi losjellës u hodh në sallën e Kuvendit nga deputeti i VV-së Glauk Konjufca. Deputetët e opozitës qëndruan në sallë, brenda së cilës ishin e dhe trupat e policisë që kishin vendosur maska. Deputeti Konjufca tha se “veprimet e tyre janë politike dhe qëllimi ishte për ta bllokuar këtë kuvend dhe për ta paralizuar qeverinë e Kosovës”. “Kudo që brenda kuvendit tentohet që të mbahet seanca, jemi të vendosur që ta pamundësojmë atë” u tha ai mediave.
Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se “do të insistojmë që të mos zhvillohen seanca normale derisa qeveria ta kuptojë që marrëveshjet nuk duhet të kalojnë”.
Më parë Policia e Kosovës arrestoi deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi. Atij i ishte caktuar nga gjykata masa arrest shtëpie për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, por ai doli në manifestimin e fundit që opozita organizoi një ditë më parë në Gjilan, duke thyer masën e caktuar nga gjykata.
Lidhur me këto zhvillime ka reaguar ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie. Ai tha se është i shqetësuar se deputetët e opozitës po hedhin sërish gaz lotsjellës në Kuvend përkundër paralajmërimit të sekretarit të shtetit, John Kerry, që kjo gjë të mos ndodhë më. “Para pak ditësh dëgjuam komentet e sekretarit Kerry sa i përket gazit losjelles në Kuvend. Njerëzit nuk janë duke e dëgjuar atë”, tha zoti Delawie. “Pengimi i punës së Kuvendit nuk ndihmon aspak. Ajo çfarë në Kosovë presin është që të ketë diskutim për ekonominë” shtoi ambasadori ameriikan në Prishtinë.