KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi i Kosovës, dështon votimi i parë për zgjedhjen e Thaçit president
Kuvendi i Kosovës, dështon votimi i parë për zgjedhjen e Thaçit president

Kuvendi i Kosovës, dështon votimi i parë për zgjedhjen e Thaçit president

Në parlamentin e Kosovës ka dështuar raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Kandiati kryesor Hashim Thaçi nuk ka arritur të marri shumicën e nevojshme të 80 votave për t’u zgjedhur. Nga 81 deputetë të pranishëm, ai mori vetëm 50 vota pro, kandidati tjetër Rafet Rama 4 vota, ndërsa pati  edhe 27 vota të pavlefshme.
Jashtë oparlamentit opozita e pëshkallëzoi protestën kundër zotit Thaç duke hedhur shishe me benzinë në ambientet afër kuvendit. Ka patur edhe përplasje mes protestuesve të opozitës dhe policisë. “Prishtina në flakë” është përcaktimi i mjaftë mediave për situatën e krijuar në kryeqytetin kosovar. Ambasadori i BE në Prishtinë Saamuel Zbogar u ka kërkuar udhëheqësve politikë të Kosovës të ulen e të gjejnë gjuhën e përbashkët për të ulur tensionet.