KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi i Kosovës ka nisur këtë javë sesionin e ri parlamentar
kuvendi-kosoves

Kuvendi i Kosovës ka nisur këtë javë sesionin e ri parlamentar

Kuvendi i Kosovës nis këtë javë sesionin e ri parlamentar, ndërsa deputetët do t’u kthehen seancave plenare menjëherë pasi kryesia të thërrasë mbajtjen e seances së parë, datë e së cilës ende nuk është percaktuar. Pavarësisht pushimit prej disa javësh, grupet parlamentare nuk kanë ndryshuar qëndrimet politike dhe, ndërkohë që shumica parlamentare shpreson në një sesion më të qetë , deputetët e opozitës konfirmojnë bllokimin që do t’u bëjnë seancave plenare. Sipas nenit 37 të Rregullores së punës së Kuvendit, sesioni i punimeve të Kuvendit fillon të hënën e tretë të muajit janar për të ashtuquajturën “sesion pranveror”. Nisjen e punës së Kuvendit e ka konfirmuar edhe kryeparlamentari, Kadri Veseli. Diplomatet e huaj nuk e kanë mbështetur këtë ide për shtyrjen e sesionit parlamentar deri sa të gjendjet nje zgjidhje për krizën politike.