KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi i Kosovës, opozita përdor sërisht gazin lotësjellës
Kuvendi i Kosovës, opozita përdor sërisht gazin lotësjellës

Kuvendi i Kosovës, opozita përdor sërisht gazin lotësjellës

Gazilotësjellës ka qenë sërisht i pranishëm në Kuvendin e  Kosovës. Autore e ka qenë përsëri opozita, veçmas lëvizja Vetëvendosja. Deputetet janë shpërndare, pasi qëndrimi në sallën e Kuvendit ka qenë i pamundur. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thirrur mbledhje të kryesisë. Ende nuk dihet se si kanë depërtuar bombat me gazlotsjellës, pasi të gjithë deputetët dhe të ftuarit, përfshirë dhe presidenten Jahjaga janë kontrolluar imtësisht përpara se të hynin. Vetëvendosja ka pranur se ajo ka hedhur gazin lotsjelles në Kuvend. “Sot Kuvendi u rrethua nga Policia. Pushteti mendoi që përmes rrethimit policor do ta shtypë opozitën. Opozita është e vendosur. Nuk ka kompromis me shtetin dhe territorin e Kosovës” shkruan Vetëvendosja në Fejsbuk. Partitë e opozitës në Kosovë po i bëjnë në këtë mënyrë presion qeverisë dhe drejtëpërdrejtë kryeministrit Mustafa, të heqin dorë nga marrëveshjet e nënshkruara me qeverinë serbe. Pjesë e luftës së tyre është edhe goditja me vezë e zotit Mustafa dh zyrtarëve të tjerë të qeverisë.