KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi i Kosovës, sërisht gazlotsjellës dhe arrestime deputetësh të opozitës
Kuvendi i Kosovës, opozita hedh gazlotsjellës edhe në mbledhjen e kryesisë

Kuvendi i Kosovës, sërisht gazlotsjellës dhe arrestime deputetësh të opozitës

Situata në Kuvendin e Kosovës ka njohur sërisht përkeqësim brenda ditës së hënë. Pas hedhjes së gazit lotsjellës në seancë plenare dhe ndërprerjes së saj, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, hodhi sot gaz losjellës në mbledhjen e kryesisë të mbajtur në një nga ambientet e Kuvendit. Sipas saj “në takimin e Kryesisë u mor vendim të përjashtohen të gjithë deputetet e opozitës dhe vetëm 6 prej tyre do kenë të drejtë të qëndrojnë në seancë. Qëllimi i këtij takimi ka qenë pezullimi i deputetëve nga ana e Kryesisë, por ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë gjë. Ky vendim është i kundërligjshëm aq sa gazi lotsjellës”.
Megjithatë Kuvendi i Kosovës rinisi seancën plenare, pas hedhjes së gazit losjellës nga opozita. Seanca ka filluar në sallën alternative, ku janë shumica e deputetëve të pozitës. Pika më e rëndësishme e rendit të ditës është miratimi i buxhetit të Kosovës për vitin 2016. Por opozita vazhdon të këmbënguli se angazhimi i saj është të ndalë axhendën e qeverisë, e cila gjithnjë sipas opozitës është në kundërshtim me interesat e vendit.
Në një njoftim të fundit deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, u arrestua nga policia pasi dyshohet se hodhi gazlosjellës në seancën plenare të Kuvendit. Ndalimi i tij u bë pasi ka dalë nga ambientet e Kuvendit të Kosovës.