KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi i Kosovës, shtyhet për herë të dytë zgjedhja e presidentit
Kuvendi i Kosovës, shtyhet për herë të dytë zgjedhja e presidentit

Kuvendi i Kosovës, shtyhet për herë të dytë zgjedhja e presidentit

Në Kuvendin e Kosovës është shtyrë për herë të dytë procedura e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Ndërsa kreu i parlamentit po lexonte procedurat, opozita ka hedhur sërish gazlotsjellës. Policia arrestoi një prej deputetëve që hodhën gazin.
Gjatë seancave të së premtes deputetët e opozitës njeri pas tjetrit, sulmuan ashpër kandidatin kryesor për presidenti Hashim Thaçi, duke thënë se ai nuk e meritonte zgjedhjen në këtë post të lartë. Në sallë ishin fillimisht të pranishëm 104 deputetë, nga 120 që ka kuvendi, por numri i tyre më pas u reduktua. Votimi është shtyrë për një tjetër moment, ndërsa jashtë parlamentit përkrahësit e opozitës po protestojnë.