KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi i Shqipërisë organizon Ditën e Dyerve të Hapura
Kuvendi i Shqipërisë organizon Ditën e Dyerve të Hapura

Kuvendi i Shqipërisë organizon Ditën e Dyerve të Hapura

Në Tiranë është përkujtuar të premten një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së re të Shqipërisë, 25-vjetorit të çeljes së parlamentit të parë pluralist të saj. Ky parlament doli nga zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991, pas afro 5 vjet diktature të egër komuniste. Ndonëse këto zgjedhje u fituan nga Partia e Punës, (ish partia e komunistëve shqiptarë) hyrja për herë të parë e forcave demokratike antikomuniste në parlamentin shqiptar, shënoi një ndryshim epokal, goditjen e parë pa kthim ndaj regjimit komunist.
Që nga ajo kohë e deri tani, pavarësisht nga rrotacioni i forcave politike, parlamenti shqiptar është shndërruar në institucionin më të rëndësishëm të zhvillimit të jetës politike, ekonomike e sociale të vendit. Ligjet e miratuar ndër vite, kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në Shqipëri, ndonëse shqiptarët vazhdimisht kanë shpresuar dhe shpresojnë për më shumë.
Organizimi i Ditës së Dyerve të Hapura në Sallën e Seancave Plenare, ishte një rast që vizitorë të shumtë kryesisht të rinj e të reja, të shihnin nga afër këtë institucion të rëndësishëm dhe të provonin madje edhe emocionet e të qenit për disa minuta “deputetë” të parlamentit shqiptar.