KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi Kosovës nuk arrin të miratojë rekomandimin e BE
kosove kuvend miratim be liberalizimi i vizave

Kuvendi Kosovës nuk arrin të miratojë rekomandimin e BE

Kuvendi i Kosovës nuk arriti sot të miratojë rekomandimin e kërkaur nga Bashkimi Evropian si kusht për liberalizimin e vizave, atë të emërimit të anëtarëve të Organin Shqyrtues të Prokurimit. Në seancën që e mbajti pa opozitën, Kuvendi nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për të miratuar këtë pikë. Kjo ishte hera e parë që opozita nuk bëri fare përpjekje që të futej në seancë. Për më gjatë se shtatë muaj, opozita ka përdorur gazin lotsjellës e veprime tjera në përpjekje që të pengojë mbajtjen e seancave plenare, duke synuar që të çoje vendin në zgjedhje të parakohshme. Partitë opozitare paralajmeruan qysh të hënën se nuk do të marrin pjesë në punimet e parlamentit duke e bojkouar atë. AAK-ja ka vendosur te mos rikthehet më në Kuvend për këtë mandat ndërsa Vetëvendosja dhe Nisma thonë se do ta bejë vlerësimin séancë pas séance, në varësi të kushteve.