KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi nis punimet e sesionit të ri

Kuvendi nis punimet e sesionit të ri

Kuvendi nisi punimet në seancë plenare këtë të hënë duke i hapur rrugë shqyrtimit të të gjitha projektligjeve të mbartura, përfshirë paketën e reformës në drejtësi. Seancës i parapriu konferenca e kryetarëve e cila shqyrtoi por nuk miratoi me konsensus kalendarin e javëve në vazhdim, fakt që e përcolli në kuvend vetë kryetari Ilir Meta. Nga e marta e kësaj jave komisionet e përherëshme të parlamentit dhe ai i reformës në drejtësi do të punojë me këtë kalendar që votuan të hënën në seancë deputetët. Në nisje të sesionit që u ndoq edhe nga një pjesë e përfaqësuesve të trupit diplomatik, kryetari i Kuvendit adresoi një mesazh të posaçëm gjatë të cilit nënvizohej nevoja për bashkëpunim mes partive. Kuvendi votoi këtë të hënë kalendarin tre javor dhe atë të tre muajve në vazhdim.