KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi pritet të miratoje sot disa projektligje të rëndësishme

Kuvendi pritet të miratoje sot disa projektligje të rëndësishme

Kuvendi pritet të miratoje në seancën plenare të ditës së sotme projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe BE , për proçedurat e sigurisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacionit të kalsifikuar.

Në seancën e sotme pritet të miratohet edhe draft programi i punës së kuvendit dhe draftkalendari trejavor i punimeve për periudhën 23 maj – 10 qershor. Një tjetër pikë e rendit të ditës në seancën e sotme është edhe interpelanca me ministrin e transporteve dhe infrastrukturës kërkuar nga deputeti Shpëtim Idrizi lidhur me ecurinë e punës në rrugën e Arbrit. Në këtë seancë janë për votim edhe një nga 4 projektligjet e disa projekrezolutave të mbartura nga seanca e kaluar, mes të cilave edhe ajo për marrëveshjen e ndryshuar për koncensionin e aeroportit të Tiranës.