KRYEFAQJA » LAJME » KVV: Procesi i qetë, por ka patur parregullsi
KVV: Procesi i qetë, por ka patur parregullsi

KVV: Procesi i qetë, por ka patur parregullsi

Koalicioni i Vëzhguesve Vendor e ka vlerësuar si përgjithësisht të qetë procesin zgjedhor të së djelës për kreun e ri të Bashkisë në Dibër, por ka vërejtur edhe disa parregullsi. Kreu i këtij koalicioni Gerta Meta në një dalje për mediat ne orët e vona të së dielës, tha se “KVV konstaton dhe përshëndet që klima e qetë ka vazhduar edhe në mbylljen e qendrave të votimit. Koalicion konstaton se prezenca e përfaqësuesve politike ka qene e lartë, por kjo nuk ka ndikuar”. Por sipas zonjës Meta disa vëzhgues të koalicionit kanë vërejtur se para mbylljes së procesit të votimit ka pasur edhe një seri problematikash, si bllokim të votimit, tentativa për votim familjar, probleme me energjinë, apo rast për fotografim vote. Zonja Meta tha se në përgjithësi qendrat e votimit janë mbyllur konform ligjit, ndonëse disa qendra janë mbyllur më parë me pretendimin se nuk ka pasur njerëz dhe radhë.