KRYEFAQJA » LAJME » “L’ Agapa SPA” shtëpia e kuqezinjve në “Francë 2016”
“L’ Agapa SPA” shtëpia e kuqezinjve në “Francë 2016”

“L’ Agapa SPA” shtëpia e kuqezinjve në “Francë 2016”

Hoteli me pesë yje “L’ Agapa SPA”, në Perros Guirec, veriperëndimi i Francës, do të jetë rezidenca e ekipit kombëtar shqiptar, gjatë finaleve të Kampionatit Europian “Francë 2016”. Lajmi është njoftuar nga FSHF në faqen zyrtare në web. Ekipi do të qëndrojë në këtë hotel gjatë gjithë periudhës së finaleve duke nisur nga data 6-23 qershor. Rregullorja e UEFA-s, kërkon që të gjitha ekipet pjesëmarrëse të jenë të akomoduara në Francë, 5 ditë përpara se të fillojë zyrtarisht aktiviteti. Sipas faqes në internet të hotelit, një natë qëndrimi kushton 108 euro, por nuk ka të dhëna se sa mund t’i kushtojë  qëndrimi i kombëtares shqiptare arkës së FSHF.
“L’ Agapa SPA” do të jetë edhe më tej rezidenca e kuqezinjve, në rast se Shqipëria do të arrijë të kualifikohet pas ndeshjeve në grup. FSHF ka përzgjedhur gjithashtu edhe tre hotele të tjerë, në qytetet Lens, Marsejë dhe Lion, ku skuadra do të qëndrojë një ditë përpara dhe ditën e ndeshjeve me Zvicrën, Francën dhe Rumaninë.