KRYEFAQJA » LAJME » Laç, situata po përmirësohet, por gadishmëria vazhdon
Laç, situata po përmirësohet, por gadishmëria vazhdon

Laç, situata po përmirësohet, por gadishmëria vazhdon

Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Edmond Panariti i ka përshkruar si dramatike orët e kaluara në Laç pas rreshjeve të jashtëzakonshme. Por të martën duket se situata është drejt përmirësimit, ndonëse gadishmëria vazhdon. “Situata është drejt përmirësimit. Dy eskavatorë po punojnë duke liruar grykat e lumenjve. Kanali i ujërave të larta ndodhen në shtratin e tij. Shtabi po ndjek situatën, do të jetë e rënduar nga pikëpamja e reshjeve, duke filluar nga pjesa e dytë e kësaj ditë dhe nesër parashikohen përsëri reshje. Shtabi do të jetë në gjendje gatishmërie edhe për 72 orë” tha ministri Panariti për mediat. Bilanci i deritanshëm është 8 familje të evakuara ndërsa rreth 10-15 ha tokë janë dëmtuar. “Kanali i ujërave të larta ka qenë i pastër, sepse janë bërë punime gjatë verës, por 110 mm shi për 5 orë nuk mund të përballohen. Pompat e hidrovorët kanë qenë në funksion të plotë” tha zoti Panariti i cili po ndjek nga afër situatën në zonën e Kurbinit.