KRYEFAQJA » LAJME » Laçi fitues i Kupës së Shqipërisë 2015
Laçi fitues i Kupës së Shqipërisë 2015

Laçi fitues i Kupës së Shqipërisë 2015

Ekipi i Laçit është fituesi i Kupës së Shqipërisë për vitin 2015, duke marrë për herë të parë këtë trofe të rëndësishëm të futbollit shqiptar. Finalja e luajtur të mërkurën në mbrëmje në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, ishte një përballje titanësh midis Laçit dhe Skënderbeut, kampioni në fuqi. Në takimin që shënoi edhe ngritjen zyrtarisht të siparit të sezonit të ri futbollistik në vend, është luftuar nga fillimi deri në fund. Laçi arriti të dominonte një pjesë të mirë të lojës. Afrikani Xhejms, shënoi nga një gol për secilën pjesën loje, ndërsa Skënderbeu u përgjigj me dy gola të Hamdi Salihit. Loja e rregull ka përfunduar 2-2 dhe po kështu edhe  shtesa. Gjithçka u vendos nga pika e 11-metërshave, ku janë dashur plot 8 goditje nga secila skuadër që kurbinasit të shpallen fitues.