KRYEFAQJA » LAJME » Lajçak: Nënshkrimi i MSA me Kosovën, më 27 tetor në Strasburg
Lajçak: Nënshkrimi i MSA me Kosovën, më 27 tetor në Strasburg

Lajçak: Nënshkrimi i MSA me Kosovën, më 27 tetor në Strasburg

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, konfirmoi zyrtarisht se nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes BE-sw dhe Kosovës do të kryhet më 27 tetor. “Nënshkrimi i MSA me Kosovën, më 27 tetor në Strasburg, është hap kyç për forcimin e perspektivës evropiane, përkujtues i sfidave të rëndësishme dhe detyrë për reforma, deklaroi zoti Lajcak. Lajmin e konfirmoi edhe Edita Tahiri, ministre për Dialog në Qeverinë e Kosovës, e ciakl tha se vendimi u mor ne Komitetin Politik të ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian. “Mendoj se kjo arritje e Kosovës është rezultat i dialogut të Brukselit, nje proces qe zgjati 4 vjet, tha zonja Tahiri.Kosova i përfundoi bisedimet me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, në korrik të vitit 2014, Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënon vendosjen e parë të marrëdhënieve kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian